top of page

A e dini se?

 

4. Shqipëria, Armenia dhe Vatikani janë të vetmet vende në Europë pa një degë McDonald's.

8. Të vetmit çmime Nobel të fituar nga dikush me origjinë shqiptare janë çmimi Nobel i Paqes i Nënë Terezës në 1979 dhe ai i fituar nga Ferid Murad (babai i të cilit ishte shqiptar) në vitin 1998 në mjekësi.

12. Shqipëria ka 7 orkestra simfonike ose 10 herë më shumë orkestra për frymë sesa Britania.

5. Romani i parë shqiptar rezulton të jetë ai i Ndoc Nikajt i vitit 1899 me titull "Macja"

10. Iso-Polifonia shqiptare është në UNESCO që prej vitit 2005

16. Një raki fshati është e barabartë me tre normale si dhe shqiptarët pijnë 6.7 litra alkol të pastër në vit ndërkohë që mesatarja europiane është 9.24

14. Meshkujt pasi qethen në Shqipëri është zakon t'i gjuhet në qafë për të thënë "Me shëndet!"

15. Kukulla të frikshme, arusha me fytyrë të mërzitur dhe figura të tjera varen jashtë shtëpive të reja për të mbajtur larg shpirtrat e këqinj.

13. Kërcimi rrethor, i njohur si valle, është një kërcim që përdoret në festime të ndryshme si dasma, festa dhe të tjera.

3. Shqipëria është e 63-ta  për konsumin e kafesë  në botë (1.6 kg për person në vit)

 

6. Rreth 20% e tokës shqiptare është e lërueshme

11. Meshari ishte libri i parë i publikuar në shqip, i shkruar nga një prift katolik më 1555.

9. Ka më shumë sesa 750.000 bunkerë me hapësirë për një person të gjithë Shqipërinë. 

7. Ka rreth 7.5 milionë folës të gjuhës shqipe.

2. Shqipëria është vendi i dytë më me shumë diell në Europë pas Spanjës .

1. Gjuha shqipe, si një  nga 9 gjuhët origjinale Indo-Europiane, është një nga gjuhët më të vjetra në Europë dhe nuk është derivuar nga ndonjë gjuhë tjetër

 

17. Muajin e kaluar më 21 tetor 2014, Shqipëria u zgjodh për herë të parë me 176 vota pro, anëtare e Këshillit të të Drejtave të Njeriut në zgjedhjet e mbajtura në Asamblenë e Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në New York.

What's up Albania

© Interns. October-December 2014, MFA 

Let’s Connect
  • Facebook Basic Black
  • Twitter Basic Black
  • Google+ Basic Black
bottom of page