top of page

Kinematografi

 

TOMKA – restaurimi në Library of Congress, SHBA.

 

Projekti i restaurimit të “Tomkës” u propozua nga Regina Longo, drejtore e Projektit të Kinemasë Shqiptare (ACP) dhe iu paraqit nga Kenneth Weissman, supervizor në laboratorin e LOC dhe njëherësh anëtar i bordit të ACP, supervizorëve të tjerë të laboratorit të LOC Gregory Lukow, Patrick Loughney dhe Mike Mashon të cilët pranuan me kënaqësi të bashkëpunojnë me ACP-në dhe AQSHF-në për këtë projekt. Stafi i specializuar teknik i laboratorit të LOC vuri në dispozicion kohën, profesionalizmin dhe fondet për këtë projekt si pjesë e programit të tyre të diplomacisë ndërkombëtare për të ndihmuar arkivat në rrezik në të gjithë botën. Sipas marrëveshjes së bashkëpunimit, e nënshkruar nga Elvira Diamanti, drejtore e AQSHF dhe Roberta Shaffer, bibliotekare  për shërbimet e Bibliotekes se Kongresit, u prodhua një master pozitiv 35mm dhe 2 kopje e reja 35 mm, pozitiv, si edhe një DCP (Digital Camera Package) me titra anglisht dhe frëngjisht. Në këtë mënyrë filmi do të ketë mundësinë të shfaqet në të gjitha mënyrat e projeksionit qofshin këto arkivale apo dixhitale si dhe të arrijë një audiencë të gjerë ndërkombëtare.

Përzgjedhja e “Tomkës”. Tomka restaurohet plot 36 vjet pas prodhimit të tij, por nuk është ndër filmat e rrezikuar nga degradimi. Përzgjedhja e këtij titulli erdhi pas impaktit që parashikohet të ketë ky film tek publiku ndërkombëtar. ACP-ja është ende në vitet e para të punës, kështu që, fillimisht, ende i nevojitet të rrisë ndërgjegjësimin dhe të tërheqë vëmendjen e publikut dhe faktorëve ndërkombëtarë tek kinemaja shqiptare për të pasur, më vonë, më shumë mundësi financiare dhe për të vazhduar me restaurime të titujve të tjerë sipas premtimit 5 tituj në 5 vjet. Niveli i lartë artistik dhe cinematik i Tomkës dhe të qenit vepër e një regjisoreje femër janë elementë të rëndësishëm dhe jo të zakontë për kinemanë e një vendi të vogël ballkanik si Shqipëria. Këto fakte tërhoqën edhe dokumentaristin irlandez Mark Cousins i cili përfshiu pjesë nga Tomka dhe filmi tjetër i Kekos Qyteti më i ri në botë në dokumentarin e tij mbi pjesëmarrjen dhe lojën aktoriale të fëmijëve në film The Story of Children and Film, ku u përfshinë gjerësisht filma nga kinematografia botërore. Dokumentari u shfaq në Cannes Classics  2013 dhe vazhdon të shfaqet në Festivale të tjera ndërkombëtare. 

 

Java e Filmit Shqiptar në New York–Edicioni i III-të

 

Edicioni i III-të i Javës së Filmit shqiptar erdhi në nëntor me një program garues me 30 filma që do të prezantojnë punën e jashtëzakonshme të prodhimeve 2012-2013 të regjisorëve shqiptarë nga e gjithë bota. Gjithashtu në këtë edicion morën pjesë dhe disa nga prodhimet e huaja filmike të cilat për temë kanë ngjarje a histori që kanë të bëjnë me shqiptarët. Filmat që u  shfaqen i përkisnin  të tri zhanreve: filma të metrazhit të gjatë, filma të metrazhit të shkurtër dhe dokumentarë. Kështu, për shtatë ditë me radhë kinemaja shqiptare përjetësohet në ekranin e kryeqytetit botëror të New Yorkut me një varg të gjerë filmash me histori të ndryshme nga kultura dhe jeta shqiptare. Për të bërë përzgjedhjen e këtyre projekteve u krijua  Bordi artistik i përbërë nga kineastë të shquar shqiptarë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Amerika..

 

What's up Albania

© Interns. October-December 2014, MFA 

Let’s Connect
  • Facebook Basic Black
  • Twitter Basic Black
  • Google+ Basic Black
bottom of page