top of page

Edhe në Zvicër u shtrua "Darka e Lamës"

Kjo festë daton që nga kohët e lashta dhe festohej tek shqiptarët në përfundim të të korrave për t’iu gëzuar bereqetit të ri. Në Zvicër atë e shënuan aktivistët e LDK-së

Tri nëndegë të LDK-së së Zvicrës (Burgdorf, Solothurn dhe Olten) ishin bërë bashkë në Solothurn për të organizuar festën tradicionale të falënderimeve, të njohur në popullin shqiptar si "Darka e Lamës" organizohet edhe në Zvicër. Kjo  festë daton që nga kohët e lashta dhe festohej tek shqiptarët në përfundim të të korrave për t’iu gëzuar bereqetit të ri. Tekstin e Lutjes së Darkës së Lamës e lexoi Zeqir Gjukaj. Aty u tha se kjo darkë na shërben edhe si moment i veçantë për t’u lutur që “edhe në vitin tjetër, në motin e ardhshëm, Zoti të na falë e të na dhurojë më shumë bereqet, begati e paqe në familjet tona. Mirë se u ka pru Zoti. Bukë, kripë dhe zemër! Ju bëftë mirë!”. 

10822403_10202834181046534_957414395_n.jpg
10807823_10202834181646549_710149103_n.jpg
10799624_10202834181166537_1061106574_n.jpg

Erdhën festat!

Këtu ju sjellim këtë recetë, e cila shoqëron familjet shqiptare në festat e fundvitit:
Përbërësit për përsheshin:

  • 1kg miell gruri

  • 1lugë të vogël sode

  • kripë

  • ujë

  • mente të freskët ose të thatë(nenexhik)

  • gjalp

  • 1/2 kg presh

  • lëngun e gjelit

 
Ndërkohë që gjeli vendoset në një tenxhere për të zier përgatitet kulaçi i grurit.
 Merret mielli, pak sodë buke sa të kapin gishtat dhe ujë të vakët. Rrihet brumi dhe bëhet një masë e tërë pak e fortë. Vendoset në një vend të ngrohtë duke ardhur. Kur brumi ka ardhur, atëherë vendoset të piqet. Pasi piqet, thërrmohet.
Në një tenxhere të thelle, shkrijmë gjalpin dhe skuqim preshin dhe të brendshmet e gjelit, Më pas hedhim lëngun e gjelit dhe menten(nenexhik).
Kulaçin e thërrmuar e hedhim te tenxherja me lëngun e gjelit. e mbulojmë me kapak dhe e lemë ashtu për 20 minuta, që të thithë komplet lëngun.
E servirim të ngrohtë me një copë mish gjeli të pjekur.
Ju bëftë mirë!

 

Kuzhina shqiptare ka një shumëllojshmëri gatimesh, të cilat i japin veçanti çdo zone, që ato përfaqësojnë.

Festat janë ato që bashkojnë njerëzit dhe sigurisht na afrojnë më shumë se çdo ditë të vitit me gatimet tradicionale. Larmia e ushqimeve dhe ëmbëlsirave na e bën fundvitin edhe më të bukur pranë familjarëve tanë. Edhe pse një traditë e zonës jugore të Shqipërisë, përsheshi me gjel deti, tanimë ka aritur të hyjë në çdo tryezë shqiptare në fundvit. Me një shije sa të thjeshtë, aq edhe të mrekullueshme na ofron çdo pjesë te tij me produkte bio shqiptare, si gjeli i detit dhe kulaçi i bërë vetë.

 

Shije Shqiptare

 

What's up Albania

© Interns. October-December 2014, MFA 

Let’s Connect
  • Facebook Basic Black
  • Twitter Basic Black
  • Google+ Basic Black
bottom of page