top of page

Premiera e veprës “Liri në Bremen”

 

Në skenën e Teatrit Kombëtar u shfaq premiera e veprës “Liri në Bremen” në datat 26-30 nëntor, ora 19:00. Kjo vepër mban emrin e dramaturgut gjerman Rainer Werner FassBinde

 

Vepra frymëzohet nga një ngjarje e vërtetë e Bremenit të vitit 1831. Ekzekutimi i fundit publik me prerje koke në këtë qytet të Gjermanisë, ishte ai i një gruaje që kish helmuar  me arsenik pesëmbëdhjetë persona të familjes e të rrethit të saj. Gjenia e autorit Rainer Werner Fassbinder nxjerr nga kjo ngjarje e kronikës së zezë një tragjedi agresivisht «naive» të jetës sociale. 

 

Lexo më shumë:   http://tiranaxxl.com/event/liri-ne-bremen/ 

Komedia “Vanja, Sonja, Masha etj”

 

Në skenën e Teatrit Kombëtar u shfaq në datat 5-6 nëntor, ora 19:00. “Vanja, Sonja, Masha etj“ është një komedi që nga kritika rezulton nga më të suksesshmet e dy viteve të fundit, por edhe nga pjesët  më të zgjuara të komedive bashkëkohore. 

 

Bëhet fjalë për Çehovin të zhvendosur dhe të rifreskuar e të sjellë në vitet 2000. Një miksim i komedisë dhe dramës, bazuar në temat dhe personazhet e dramaturgut rus, një komedi ku përmblidhen ndjeshmëria tipike e tij por dhe humori. 

Lexo më shumë:   http://www.teatrikombetar.gov.al/2014/11/vanja-sonja-masha-etj/

TOB

 

Epokat në Pentagram

 

Eshtë titulli i koncertit që u realizua në skenën e TKOB, në kuadrin e festimeve të 70 vjetorit të çlirimit dhe 102 vjetorit të pavarësisë, në 29 Nëntor 2014, ora 18.00.

Repertori i përzgjedhur, nga njëra anë do të evokojë në kuptimin tematik ngjarjet dhe nga ana tjetër do të prezantojë në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe me nivel të trupave artistike të TKOB, te Solisteve, Korit dhe Orkestres.

 

 

 

 

 

 

Lexo më shumë:   http://tiranaxxl.com/event/epokat-ne-pentagram/

Koncerti recital – Duo Piano.

19 Nentor 2014 ora 19:00

 

Nga pianstet Prof.As Fatmira Keta dhe Prof.As Mirela (Koka) Sykja. Koncerti zhvillohet te salla kryesore e Universitetit të Arteve. Programi i koncertit :

1. W.A. Mozart Sonata K.V.381 
2. SCHUBERT Four Polnaises Op.75
3. SCHUBERT Introduction and Variations Op.82 Nr.2 
4. DEBYSSY Le Petite Suite

 

 

 

Lexo më shumë:   http://tiranaxxl.com/event/duo-piano/

Epokat në Pentagram

7 Nentor 2014, ora 19.00

 

Koncertin e Orkestrës Simfonike të RTSH-se, kushtuar krijimtarisë së kompozitorit Tish Daija (Artist i Popullit), ne Universitetin e Arteve.

Një koncert kushtuar krijimtarisë së kompozitorit Tish Daija, është zhvilluar në Universitetin e Arteve nga Orkestra Simfonike e RTSH, me dirigjent Eno Koçon. Daija ka dhënë mes të tjerash një kontribut të rëndësishëm në krijimin dhe zhvillimin e muzikës instrumentale-simfonike dhe krijimin e muzikës klasike shqiptare. 

Lexo më shumë:   http://calendar.al/event/koncert-orkestres-se-rtsh-se-krijimtarine-e-kompozitorit-tish-daija-artist-popullit

Koncerti me titull “Ed è subito sera…”

5 Nentor 2014, ora 19.00

 

Në hollin e Teatrit të Operës dhe Baletit do të jepet koncerti me titull “Ed è subito sera…”.

Interpretojnë: Pjeter Guralumi (violoncel) dhe Etrita Ibrahimi (piano).

Në program janë: Sonata Op 5 No 2 nga Ludving Van Beethoven;
“Ed è subito sera…” nga Th. Simaku dhe Sonata No 1 Op.38 nga J.Brahms.

 

 

Lexo më shumë:   http://tiranaxxl.com/event/ed-e-subito-sera/

“La Boheme”

20, 22 dhe 24 Nëntor 2014, Ora 19.00

 

Giacomo Puccini
Opera me 4 akte
Libreti Luigi Illica dhe Giuseppe Giacosa, bazuar në novelën “Skena të jetës Bohemiane” nga Henri Murger

 

 

 

 

 

Lexo më shumë:   http://tiranaxxl.com/event/la-boheme/

Koncertin “Mozaik 2014” .

Date 11 dhjetor, ora 19:00

 

Në skenën e TKOB do të ngjitet Ansambli Popullor me koncertin “Mozaik 2014”. Në repertor janë: Suitë vallesh nga krahina e Devollit; valle me motive të Godoleshit; valle muzeqare djemsh; valle cigane; valle e vajzave të Dropullit dhe ceremoniali i dasmës tiranase.

Ky ritual është mbështetur mbi atë traditë të bukur të këngëve, valleve dhe çdo gjëje ceremoniale që shoqëron gjithë atmosferën e pregatitjeve të dasmës në qytetin e Tiranës. 

 

Lexo më shumë:   http://tiranaxxl.com/event/mozaik-2014/

Mbrëmje Gala 

Datë 10 Dhjetor 2014, Ora 19.00

 

Mbrëmje Gala që do të mbledhë disa nga Yjet e Operas Shqiptare në skenën e TKOB. Publiku që do të jetë në sallë do të ketë mundësinë të dëgjojë disa nga ariet më të bukura nga kompozitorët e njohur, si Verdi, Puccini, Mozart, Beethoven Bellini etj të interpretuar nga këngëtarë lirik të skenës tonë dhe të ftuar që janë të pranishëm suksesshëm në skenat botërore.

 

 

 

Lexo më shumë:   http://www.arberianews.com/yjet-e-operas-shqiptare-ne-nje-mbremje-gala/

Komedia “Shpërthimi i qenit” Datat 6 dhe 7 dhjetor, ora 19:00

 

Në qendër të veprës “Shpërthimi i qenit” që shfaqet në teatrin “Metropol”, është familja, ku gjatë veprimit dramatik nga pjesëtarët e saj shfaqen inate, mllefe, etj. Për regjisorin Kastriot Ramollari vepra që ka brenda komedinë, dramën dhe tragjiken, i përshtatet edhe realitetit shqiptar. “Për atë çka ndodh, në vepër krijohet një alkimi mes personazheve. Gjatë veprimit dramatik personazhet shfaqin inate, mllefe, etj. 

Lexo më shumë:   http://www.sot.com.al/kultura/p%C3%ABrplasjet-e-egove-brenda-familjes-n%C3%AB-komedin%C3%AB-e-zez%C3%AB-%E2%80%9Cshp%C3%ABrthimi-i-qenit%E2%80%9D

What's up Albania

© Interns. October-December 2014, MFA 

Let’s Connect
  • Facebook Basic Black
  • Twitter Basic Black
  • Google+ Basic Black
bottom of page